Bora dhe Donaldi bashkë në një film?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj pritet të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.

Filmi do të ketë regjisor, Erion Bubullimën dhe burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se ata kanë filluar të kërkojnë të tjerë aktorë, madje disa emra i kanë spikatur edhe brenda Top-Channel (por pa sukses, pasi disa prej vajzave nuk kanë pranuar të jenë pjesë përbërëse e një filmi ku protagonistë do të jenë kolegët e tyre).

Megjithatë ky do të jetë filmi i parë me metrazh të gjatë i çiftit pasi herë pas here Donaldi dhe Romeo e kanë përfshirë Borën në skeçet e tyre.

Epo tani po e kuptojmë pse Bora në “Cv-në” e saj në Instagram ka thënë që është aktore, pikërisht për këtë fakt. Suksese Borës dhe Donaldit!