Këngëtari Labinot Tahiri publikon kuponin ku u pagua 10 mijë euro për një natë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka publikuar një kupon fiskal nga një pagesë që ka marrë natën e Vitit të Ri, duke thënë se paguan tatim.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se i paguan shtetit tatim që nga viti 2005.

Ndërkohë, në sy ka rënë edhe shifra e pagesës që ka marrë ai, rreth 10 mijë euro.

“Joooooooo bablok , se unë i paguaj shtetit tatim që nga viti2005 para se me u bë Pavaresia e Kosoves! Pra, kur të flisni me mua ju disa që me shkruani komente negative pershkak qe jeni kunder meje veq hajt ta demtojmë , ju nuk e keni atë shance mem demtu sepse shtetin tim, qytetin e atdheun e dua më shumë se sa familjen time.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë: