Debat i ashpër në mes të Ahmetit dhe Pozharit: Mesazhet i kam në telefon, me t’i publiku ikën nga studio

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përplasur në debat me analistin Xhevdet Pozharin, i cili e ka e quajtur gënjeshtar kronik të parin e Prishtinës, ndërsa Ahmeti ka thënë se ai i di disa gjëra për të cilat Pozhari do ikte nga studio po t’i thoshte.

Ahmeti ka treguar ato që ai i quan suksese gjatë qeverisjes së tij. Kjo ka nxitur reagimin e Pozharit, sipas të cilit aftësia e vetme e kryetarit të Prishtinës është “aftësia për të arsyetuar dështimet”.

“Ahmeti jeton për debate. Qëllimi për të nuk është se si është punuar në Prishtinë, por se të debatojmë”, tha Pozhari në RTV Dukagjini.

Pozhari e ka quajtur gënjeshtar kronik Ahmetin.

Ndërsa menjëherë ka reaguar Ahmeti i cili ka thënë se për Pozharin di aq gjëra nga të cilat ky i fundit do të ikte nga debati.

“Nuk bi në nivelin e debatit të Xhevdet Pozharit. Ngom Xhevdet, shikom në sy kur t’i thom këto”, “, tha Ahmeti.

“Nuk mundesh me më shti me t’i thanë disa sene se nuk hy në personale, se ishe ik prej studios me t’i thanë, se mesazhet i kam në telefon.”, ka thënë Ahmeti duke ju drejtuar Pozharit.