Lajmërohet Agim Bahtiri: Glauk Konjufcën s’e shkarkojmë, LDK të mos e vonojë marrëveshjen

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV’së, Agim Bahtiri, ka thënë se kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk do të shkarkohet nga pozita e tij dhe se LDK nuk duhet të vonojë marrëveshjen.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri thotë se marëveshja mes dy partive duhet të nënshkruhet sa më shpejt.

“Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh”, shkroi ai tutje.

Postimi i plotë:

Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.

Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së./gazetametro.net