Boris Johnson, kryeministri i ri i Anglisë

Boris Johnson është zgjedhur lideri i ri i Partisë Konservatore të martën.

Rezultati i fletëvotimit prej rreth 160.000 anëtarësh të Tory u zbulua mesditën në Londër.

Boris Johnson tha se ishte një privilegj për të që shërbeu në kabinetin e Theresa May duke parë pasionin dhe vendosmërinë e saj.

Ai shtoi se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” për të që u zgjodh udhëheqës i Tory.

Johnson ishte në kandidim me Jeremy Hunt. Ai do shpallet zyrtarisht kryeministër të mërkurën, pas dorëheqjes së Theresa May.

Një numër i figurave të larta paralajmruan se nëse Johnson përzgjedhjej do hiqin dorë nga funksionet e tyre.

May do kryesojë mbledhjen e saj të fundit të kabinetit mëngjesin e së martës.

Ajo do ti dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen Mbretëreshës pasditen e së mërkurës.

Pasardhësi i saj Johnson do të marrë detyrën menjëherë pas kësaj.