Mourinho vazhdon me fitore (video)

Tottenham Hotspur e ka vazhduar serinë e mirë nën urdhrat e Jose Mourinho.

Spurs para tifozëve të tyre kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Bournemouth, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net.

Dele Alli hapi serinë e golave në këtë ndeshje, kur gjeti rrjetën pas 21 minutave lojë, për rezultatin 1:0.

Alli shënoi edhe një herë në 45 minutëshin e dytë, kur pas asistimit të Alderweireld, në minutën e 50’ shënoi për 2:0.

Fitoren e Tottenham e vulosi Moussa Sissoko, i cili shënoi për 3:0 pas 69’ minutave lojë, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Rezultatin final të takimit e vulosi Harry Wilson, kur shënoi në minutat 73’, për 3:1, dhe 90 për 3:2.

Me këtë fitore, Tottenham grumbullon tashmë 20 pikë, për pozitën e pestë në tabelë.

Bournemouth në anën tjetër ka 16 pikë në 14 ndeshje të luajtura dhe mban vendin e 12 në tabelë.