Borrell për liberalizimin e vizave: Vendim historik, që sjell përfitime për Kosovën dhe BE-në

Liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik të BE-së.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, Borrell tha se kjo sjell përfitime të rëndësishme për Kosovën dhe BE-në.

Ai ka theksuar se i gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi Borrell.