Borrell reagon ashpër pasi rusët futen në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka dënuar këtë veprim nga Ukraina.

Ai madje ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Dekretet e Presidentit Putin që urdhërojnë të ashtuquajturin mision paqeruajtës në të ashtuquajturit republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut janë një veprim i radhës agresiv ndaj Ukrainës, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Borrell.

Përndryshe, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes,”që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.