Brazili barazon me Venezuelën, vëmendjen e mori VAR-i (video)

Golat e Gabriel Jesus dhe Philippe Coutinhos u anuluan përmes VAR-it në një natë irrituese për Brazilin, në Salvador.

Brazilit iu mohua kalimi në epërsi dy herë nga VAR-i dhe ekipi kombëtar mbeti i zhgënjyer me barazimin pa gola kundër Venezuelës në Kupën e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Fishkëllimat mund të dëgjoheshin në Arena Fonte Nova – pikërisht ashtu siç ndodhi edhe në Sao Paulo javën e kaluar – pas paraqitjes së Brazilit kundër Venezuelës në Salvador të martën.

Roberto Firminos iu anulua një gol për një ndërhyrje të parregullt gjatë pjesës së parë, ndërsa golat e Gabriel Jesusit dhe Philippe Coutinhos u anuluan afër fundit të ndeshjes, pasi VAR-i bëri të ditur se ato kishin ardhur nga pozitat jashtë loje.

Rezultati bën që ende të mos jetë e qartë se kush do ta zë një vend në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Amerikës, pasi që Brazili, Peru dhe Venezuela janë duke luftuar për një vend në këtë fazë.

Brazili u fishkëllye nga tifozët pas përfundimit të pjesës së parë edhe në ndeshjen e fundit, të cilët e fituan me rezultat 3:0 kundër Bolivisë, pasi që edhe pjesa e parë e asaj ndeshjeje kishte përfunduar pa gola.

Për Kombëtaret që kualifikohen nga Grupi A tani do të vendoset në ditën finale dhe pozita e Brazilit nuk është aspak e sigurt. Pasi u eliminuan në fazën e grupeve në vitin 2016, “Selecao” shpreson se këtë herë do ta kalojë këtë fazë.