Brazili e mposht Argjentinën dhe shkon në finale (video)

Brazili u kualifikua në finalen e parë të Kupës së Amerikës që nga viti 2007 me një fitore me rezultat 2 – 0 kundër Argjentinës.

Gabriel Jesus shkëlqeu për skuadrën e Tites, duke e shënuar golin e parë në minutën e 19-të, pas një asisti të Firminos.

Argjentina i pati mundësitë e veta, duke e goditur dy herë shtyllën përmes yllit të Barcelonës, Messi dhe Sergio Agueros.

Mirëpo, mundësitë e tyre u lanë në harresë,  pasi që Roberto Firmino në minutën e 71-të e dyfishoi epërsinë për Brazilin në 2 – 0, ku edhe ky ishte rezultati përfundimtar.

Brazili u kualifikua në finale dhe pritet ta mësojë kundërshtarin nga takimi Peru – Kili.

https://streamable.com/6rd6h

https://youtu.be/joCaxDRzKIU