Publikohet edhe sondazhi i Baton Haxhiut dhe Shkëlzen Maliqit, këto janë rezultatet

Lëvizja Vetëvendosje rezulton partia e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas sondazhit të realizuar nga Albanian Post dhe Shkëlzen Maliqi.

Vetëvendosje ka dal me 51.3 për qind, LDK-ja me 15.5 për qind dhe PDK-ja me 13.2 për qind.

AAK-ja, sipas sondazhit, do t’i fitojë 5.5 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Sondazhi, sipas Baton Haxhiut, ka një margjinë të gabimit prej 1,5 për qind.