Brenda Ushtrisë së Kosovës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut.

Ilirianë Bunjaku, pjesëtare e FSK-së tha për Telegrafin se kontributi dhe sukseset e femrës në përgjithësi si dhe në ushtri kanë bërë që të thyhen tabutë shoqërore.

“Me punën dhe rezultatet tona po tregojmë ditë për ditë që edhe ne si gjini femërore po mundemi me i kry detyrat si ushtarët tjerë”, tha ajo.

“Është përgjegjësi e madhe që e ndjejmë dhe e mbajmë mbi supe, mirëpo angazhimi dhe puna jonë po i tregojnë vazhdimisht të arriturat tona”, tha ajo.

Bunjaku tha se numri i gjinisë femrore në FSK vazhdimisht po rritet.

Bunjaku është përzgjedhur ta vazhdojë shkollimin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa, major Musa Asllani thotë se shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës është ndenjë e veçantë.

“Karakteri që na e ka dhënë ushtria na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu”, tha ai, duke shtuar se besimi që kanë qytetarët në FSK iu jep obligim shtesë.

Ai tregon se në FSK kanë aktivitet tejet të ngjeshur, që nga ora 08:00-16:00, çdo që është e specifikuar dhe e detajuar.

Ndryshe, mosha mesatare në FSK është 25 vjeçare, ku në raport me shtetet e rajonit është mjaft e re.