Haradinaj i kundërpërgjigjet OKB-së

Kryeministri Haradinaj i përgjigjet OKB-së: Veprimet e zyrtarit tuaj janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj deklaratës së zëdhënësit të OKB-së i cili tha se Kosova nuk mund të shpallë një person “non-grata”.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së, janë shkelje e rëndë dhe se sundimi i ligjit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

Reagimi i Haradinajt:

Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku.

RH