Breshër i madh në Rugovë (Video)

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditës, në orët e pasditës, në disa rajone të Kosovës ka pasur shtim të vranësirave, të shoqëruara edhe me shi, madje edhe breshër, shkruan fokusi.info.

Erërat dhe breshëri para pak çastesh kanë përfshirë Rugovën. Në Bogë, siç mund të shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga faqja e facebookut “Meteo Ballkan” po bie shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar edhe me breshër të madh.

Ndryshe, nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara edhe me breshër, pasditen e sotme është përfshirë edhe Komuna e Shtërpcës.