Breshëri armësh në Durrës, pas sherrit 3 të rinj qëllojnë në ajër me automatik

Një konflikt mes tre të rinjve ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Spitall” në qytetin e Durrësit. Kanë qenë banorët e zonët ato që kanë njoftuar në sallën operative të policisë. Sipas burimeve për Report Tv, bëhet fjalë për tre të rinj, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Fatmirësisht konflikti nuk ka pasur një fund tragjik pasi të rinj kanë qëlluar me automatik në ajër.

Në vendngjarje, uniformat blu kanë gjetur 2 gëzhoja e ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij konflikti.

Shqiptarja.com