‘Breshëri’ kapsollësh ndaj kryeministrisë, militantët tentojnë të çajnë gardhin metalik (Video)

Gjithë fjalimi i Lulzim Bashës para kryeministrisë është shoqëruar me momente të shpërthimit të kapsollëve.

Por në një moment të caktuar, militantët nisën të hedhin në breshëri kapsollë ndaj kryeministrisë. Më tej u hodhën edhe tymuese, dhe mjete të tjera pirroteknike, ndërsa nuk mungoi thirrja e policisë për ruajtje të qetësisë dhe distancim nga këto elementë që në radhë të parë dëmtojnë vetë efektivët në kordonin e parë tek Kryeministria.

Më tej turma ka nisur t’i drejtohet policisë duke tentuar të heqë kordonin e gardhit metalik para kryeministrisë.