Haziri: Reciprociteti të zbardhet sepse nesër mund të kemi pasoja

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se janë pajtuar për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, por sipas tij kjo masë duhet të zbardhet.

‘’Reciprociteti duhet të zbardhet dhe duhet t’i njoftojë Kurti partnerët e saj para vendosjes sepse nesër mund të ketë pasoja. Renditja e cështjeve që bëhen pjesë e reciprocitetit. Mund të them pse Grenell nuk ka thënë më herët , por e ka parashtru kërkesën vetëm pasi plani është bërë publik’’, ka thënë Haziri.

‘’LDK ka pajtu një marrëveshje ku është vendosur politika e tarifës. Ne e kemi vendos si qëllim të tillë. Reciprociteti të zbardhet sepse Kosova nuk ka përvojë me të”