BSPK sot mban protestë para qeverisë, këto janë kërkesat e tyre

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK), sot gjatë ditës do të mbajnë protestë duke filluar nga ora 11:30, shkruan Fokusi.info.

Përmes kësaj proteste BSPK-ja kërkon rritjen e pagave, zbatimin e ligjit për sigurimin shëndetësor si dhe ndryshim-plotësimin e ligjit për skemat pensionale.

Protesta pritet të nis nga Biblioteka Kombëtare e do të vazhdojë në drejtim të Qeverisë së Kosovës./Fokusi.info/