Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën elektrike, drejtuesi ‘fluturon në ajër’, sillet me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të Hëne në Bulqizë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin. Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.