Bunjaku-Rexhepi: Pushtetet e tjera kanë punuar diçka, Kurti po e rrënon Kosovën e ka futë me një depresion politik

Nga raportimi i kryeministrit Albin Kurti i cili u mbajtë javën e shkuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin, deputetja e LDK-së nuk mori asnjë informatë.

Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se Kurti vetëm ka akuzuar.

Kurti po e rrënon Kosovën e ka futë me një depresion politik ndryshe nga pushtetet e tjera që kanë punuar diçka, thotë Bunjaku-Rexhepi.

“Gjatë debatit nuk kemi marr asnjë informatë nga Kurti se çfarë ishte dhe për çfarë drafti bëhet fjalë por kemi marr akuza se 20 vitet e mëhershme kemi bërë e s’kemi bërë asgjë ndërsa ky shpëtimtari po e shpëton Kosovën kjo nuk qëndron se Kurti e ka futë vendin në një terr informativ të tjerat kanë punuar diçka ky vetëm po rrënon, ai duhet t’u jep llogari atyre që i besuan, gjithë Kosovën e ka futë me një depresion, politik, psikik e ekonomik”, tha Bunjaku-Rexhepi për Front Online.