Vjosa Osmani me mesazh nga Vushtrria: Nuk ka rrugë më të drejtë se të dëgjosh zërin e qytetarëve

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, sot nga Vushtrria ka thënë se nuk ka rrugë më të drejtë se të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim, e që i referohet mosmarrëveshjeve LDK-VV, transmeton Fokusi.info.

Ajo ka marrë pjesë sot në tubimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së në Vushtrri.

“Sot në Vushtrri, në 30 vjetorin e kësaj dege të LDK-së, kisha kënaqësinë të takoj e bisedoj me qindra aktivistë, të cilët sërish e konfirmuan se nuk ka rrugë më të drejtë se sa të dëgjosh zërin e qytetarëve për ndryshim”, shkruan Osmani.