Burdushi e pranon që Konjufca ka qenë te ai: E tregon edhe arsyen

I ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ka thënë se Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka qenë te ai, por jo për shërim por kanë pirë kafe bashkë, dhe kanë biseduar tema të lira.

Hysri Peqani ka mohuar që Konjufca ka qenë te ai për shërim, por ka pranuar se ka pirë kafe me të.

“Jo nuk ka qenë, nuk ka qenë. Kemi pi kafe bashkë, unë jam apolitikan”, ka thënë Burdushi në t7.

Peqani nuk ka zbuluar asnjë emër prej disa politikanëve që ai e pranon se kanë qenë tek ai për shërim, siç po raportohet.

Ai thotë se nuk mirret me politikë dhe me politikanët vetëm kafe pinë, po jo diçka tjetër./gazetametro.net