Burim Ahmeti zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot me shumicë votash ka vendosur që Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së të zgjedhet Burim Ahmeti.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se Ahmeti është zgjedhur në këtë pozitë me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Burim Ahmeti deri më tash ka qenë Koordinator i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Nesër pritet që të votohet edhe në Këshill dhe të zyrtarizohet zgjedhja e Ahmetajt.