Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e luftës së UÇK-së

Veterani i luftës së UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, për shkak se Serbia ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.

Kështu shkruan kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai./Fokusi.info/