Burri hidhet nga lartësia në det, por vdes në vend, e gjithë skena filmohet nga gruaja dhe djali

Ngjarja tragjike ndodhi në brigjet e Spanjës.

Video tashmë po bën xhiro te rrjetit. Pamjet tregojnë një burrë teksa tenton të zhytet në det duke u hedhur nga një lartësi, por përfundon i vdekur pasi përplaset me një shkëmb në ishujt Malgrats.

Burri kishte shkuar për pushime ndërsa donte të provonte stilin e zhytjes në det, duke kërkuar që momenti të xhirohej.

Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.

Turisti holandez 31 vjeç shihet që hidhet nga një lartësi mbi 30m.

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet.

https://youtu.be/VABm56wIVRk