Bush dënon trazirat: Kështu kundërshtohen rezultatet e zgjedhjeve në republikat e bananeve

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush ka dënuar protestat e dhunshme në Uashington, D.C., dhe tha se kjo është një mënyrë për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në republikat e bananes.

“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet dhe mungesa e respektit për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit ,” tha Bush.