Banorë të panumërt të Kievit po flenë në stacionet e metrosë nëntokësore ndërsa afrohet mesnata në Ukrainë.
Njerëzit, disa prej të cilëve kanë marrë edhe kafshët e tyre shtëpiake, dhe madje edhe dyshekët me ajër ,janë kryesisht të qetë, thotë një i evakuuar, shkruan BBC.
“Vendi nuk është shumë i mbushur me njerëz, shumica e njerëzve po lëvizin me telefona nëpër duar, duke u përpjekur të kapin lajmet më të fundit”, thotë Oksana Potapova.
“Ne dukemi mjaft të vendosur për të kaluar natën këtu”, thotë ajo.