Buxheti 2024, Rama: Do të rriten pagat për mbi 30 mijë mësues

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do të rriten pagat për mbi 30 mijë mësues në 2024-ën.

“Me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.