Buzëqeshja cinike e Kurtit dhe nervozizmi i Memli Krasniqit: Kështu u përplasën liderët sot në Kuvend

Gjatë ditës së sotme pati seancë në Kuvendin e Kosovës, e por debati u ndez edhe në akuza e kundër akuza për temën e mirëqenies së pjesëtarëve të policisë.

Ishte kryeministri, Albin Kurti i cili si zakonisht i ndez debatet duke tentuar që t’i përqesh deputetët e duke folur me arrogancë për numrat, shkruan Lajmi.net.

Kurti i akuzoi opozitën se nuk po i bëjnë dëm qverisë por që te partnerët ndërkombëtar po e bëjnë shtetin të del joserioz.

“Që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve për këtë pajtohen edhe opozita dhe megjithatë ata nuk po i votojnë, cila është arsyeja të bllokohet Qeveria? E vërtetë që na e bëni punën më të vështirë dhe e bëni shtetin të duket joserioz para partnerëve ndërkombëtare megjithatë Qeveria mund të vazhdoj mandatin edhe pa marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.

E përgjigje për Kurtin pati kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai tha se është pikërisht Qeveria që e ka bërë shtetin të del joserioz para partnerëve.

“Kryeministër thatë që ky mos votim po e bënë shtetin joserioz në raport me ndërkombëtarët, e vërteta është që këtë shtet nëse e ka bërë me u duk jo serioz në raport me ndërkombëtarët ndokush në Kosovë ndonjëherë jeni ju personalisht”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se opozita nuk e ka asnjë përgjegjësi për faktin që Kosova sot ndodhet nën masa sanksionuese nga BE dhe SHBA.

“Jeni ju personalisht dhe qeveria juaj”, tha Krasniqi, derisa shtoi se “kërkoni konstruktivitet nga opozita, kur qasja juaj mund të jetë gjithçka vetëm konstruktive nuk ka qenë që nga dita që keni marrë detyrën e kryeministrit”.

E derisa Krasniqi e përfundoi fjalën e tij, Kurti e vazhdoi sjelljen e tij arrogante, me gjeste e nënqeshje ndaj kreut të PDK-së.