Bytyçi: Haradinaj i pabesë dhe i paskrupullt, na ka ardhë me 30 kamera në PDK një ditë pasi Veseli është nisur në Hagë

Avni Bytyçi i PDK’së e ka quajtur të paskrupullt Ramush Haradinajn, duke thënë se po kërkon përtej kapaciteteve, duke aluduar në postin e presidentit.

‘’Haradinaj është i paskrupullt. Haradinaj na ka ardhë në shpi me 30 kamera me vete, kur ka shku Veseli në Hagë. Ne ia kemi qelë derën por është marre derisa bashkëluftëtarët e tij janë në Hagë, me i quajte hajna. Është mësu me kërku ma shumë përtej kapacitetit intelektual dhe politik. Haradinaj është i paskrupullt. Po e bën për flirt me VV-në se e ka një simbiozë me Albinin’’, ka thënë ai.

‘’Është zgjidhje e tij me vendosë duke goditur ish-partneret dhe ish- bashkëluftëtarët për me arrite ketë. Pabesia e zotit Haradinaj është ka shku nëpër komuna ku kemi qenë bashkë ka bë koalicion me tjertë’’