Përleshje me çekiç në Graçanicë, djali i Nenad Rashiqit rrahet nga 8 persona

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup prej 8 personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Ndërkohë, Rashiq ka thënë se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.