Cakaj për raportin e KE-së: Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë

Komisioni Evropian tashmë ka publikuar raportin për Shqipërinë që rekomandon edhe njëherë çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Ky hap është përshëndetur nga Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë!

“Sot, Ministri i Jashtëm Kroat, z. Gordan Grliç-Radman, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, edhe njëherë konfirmoi se Kroacia si Presidencë e Këshillit të BE-së do të bëjë gjithçka sa është e mundur për ta mbështetur Shqipërinë në arritjen e aspiratës historike të fillimit të procesit të bisedimeve për anëtarësim ”

“Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të Bashkimit Evropian…”, shkruan Cakaj në Facebook.