450 ushtarë rusë humbën jetën gjatë luftimeve në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka thënë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është se Rusia ka dështuar në ditën e parë për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.

Ai tha se Rusia dështoi, sepse ukrainasit luftuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.

Ben Wallace gjithashtu tha rreth 450 ushtarë rusë humbën jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.