Vjosa Osmani: Albin Kurti bëhet kryeministër veç nëse LDK do ashtu

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK ka thënë se Albin Kurti mund të bëhet shef i Qeverisë veç nëse partia e saj do.

Sipas Osmanit, askush nuk mund të bëhet kryeministër me 30 vota.

‘’Sa vota, sa kandidatë dhe sa deputetë janë vendimarrëse. Janë tejet me rëndësi. Jo pse po e them unë, por e ka thënë VV disa herë në kohën kur e negocionim për koalicion. Nuk mund ta paragjykoj rezultatin final. Është e rëndësi vota e partisë, dhe sa mandate i ka secila parti. Ne themi qarta se askush nuk mund të bëhet kryeministër me 30 deputetë, as me 31 e 32. Kurti do të bëhet kryeministër në qoftë se LDK pajtohet ta bëjë.’’