Ish -zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se asnjë familjarë i tij nuk punon në shërbim diplomatik. Çeku ka thënë përmes telefonit për Ekonomia Online se asnjë familjar i tij nuk punon në konsullatën në SHBA.
Çeku tha se nuk ka njohuri se për kënd bëhet fjalë, derisa thotë se nuk ka asnjë familjarë në diplomaci.
Ish-kryeministri potencoi se ka të punësuar vetëm motrën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por jo në diplomaci.
“Nuk kam asnjë familjarë të punësuar si konsull në SHBA. Kam të punësuar vetëm motrën, e cila punon në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jo në diplomaci. Nuk kam njohuri se për kënd bëhet fjalë”, tha ai.