Musliu-Zogianit: Ju i keni humbur zgjedhjet sepse jeni demagogë

Përplasje të ashpra janë zhvilluar mes përfaqësuesve të subjekteve politike derisa po debatohej për korrupsionin në “Debat Plus”.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Avni Zogiani është përplasur ashpër me Ganimete Musliun nga PDK për këtë temë.

Zogiani ka përmendur familjarët e Presidentit Thaçi.

Musliu ka reaguar duke thënë se Vetëvendosje vazhdon të ketë ABC-në e politikës së tyre të ketë Presidentin Thaçi.

Zogiani ka replikuar duke thënë se jemi duke folur për korrupsion dhe për aferën “Pronto” ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë të PDK-së.

Zyrtarja e PDK-së ka thënë se derisa vetëvendosje merret me ta, PDK merret me problemet e qytetarëve.

“Ju i keni humbur zgjedhjet sepse jeni demagogë e nuk keni ide si bëhet lufta kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera Ganimete Musliu.