Celibashi përgënjeshtron Bashën: Numërimi i kutive nuk është bërë në mënyrë preferenciale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat mbërmejn e së hënës bëri me dije se janë vënë re problematika në sjelljen e grupeve të numërimit në disa KZAZ.

Teksa pranoi faktin se puna e numëruesve është e vështirë dhe tensionuese, z.Celibashin tha se KQZ ka të dhëna se në shumicën e rasteve problematike, pengimi i procesit ka ardhur si rrjedhojë e ndërhyrjeve politike të kandidatëve.

Z. Celibashi përgënjeshtroi deklaratën e bërë paraditen e sotme nga kreu i PD, Lulzim Basha sipas të cilit hapja e kutive është bëtë në mënyrë preferenciale në bastione të majta me qëllim që të krijojnë përshtypjen e fitores.

Sipas kryekomisionerit, nga verifikimi që i ka bërë KQZ këtij shqetësimi, në mënyrë kategorike nuk rezulton që hapja dhe numërimi i kutive të jetë bërë në mënyrë preferenciale, por është respektuar ligji në radhën e hapjes së kutive.