Celtic fitues i Kupës së Ligës në Skoci

Celtic ka fituar finalen e Kupës së Ligës së Skocisë ndaj rivalit të urryer, Rangers, me rezultat minimal 1 – 0 në takimin e zhvilluar në ‘Hampden Park’ të Glasgow.

Finalja e madhe e Kupës së Skocisë mes dy rivalëve të mëdhenj ka dhuruar aksion, emocione, por edhe fitues brenda 90 minutave.

Në fund ata që iu gëzuan triumfit ishin lojtarët e Celticut që fituan minimalisht sfidën pas një goli në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e takimi u karakterizua me lojë më të mirë të Rangers, por edhe përkundër rasteve të shumta, nuk arritën të tundin rrjetën.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm Celtic që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Christopher Jullien, i cili shënoi golin që doli të jetë i fitores 1-0 për Celticun.

Kjo ishte hera e 19-të në histori që Celtic e fiton Kupën e Ligës së Skocisë.

https://streamable.com/l2e98