Publikohet raporti i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë kanë vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Fokusi.info.

Njoftimi i plotë:

28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.821.268 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 597.