Çështja e dinarit, deklarohet Osmani: Të ruhen Kushtetuta dhe aleatët

Me vendim të BQK-së nga nesër ndalohet përdorimi i dinarit serb në vendin tonë.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë një siç tha dakordim për këtë çështje.

Më tutje e para e vendit tha se është pro zbatimit të plotë të këtij vendimi, teksa përmendi edhe nenin 11-të Kushtetutës që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë.

Më tutje Osmani tha se duhet të ruhet edhe kushtetuta edhe raportet me aleantët e Kosovës.

“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.

Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin evropian, Miroslav Lajçak./Fokusi.info/