Valon Syla për Osmanin: Tri operacione e frizura i ka ndërru prej se ka ardhë

Gazetari Valon Syla e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila para institucioneve publike të shëndetësisë, ka zgjedhur një klinikë private për ta trajtuar një problem të saj shëndetësor.

Syla ka thënë Osmani është pjesë e VV-së, duke qenë se ka garuar në listën e saj zgjedhore, prandaj sipas tij, ajo është e majtë.

Ai shtoi se Osmani që nga ardhja në pushtet ka ndërruar frizura e operacione.

“E kanë pasë gojën plot pro-institucione publike, shtetin me majtë… kjo është Vetëvendosje. Mundet me thënë jam e djathtë, por s’mundesh me qenë e djathtë, kur krejt partinë me dy këmbë e ka të majtë. Kjo veç Hashim Thaçin e ka sha tërë jetën. Tri operacione e frizura i ka ndërru prejse ka ardhë. Nuk je bërë presidente për me u shëndosh ti”, ka thënë Syla në Pressing.

Syla ka deklaruar se Osmani ka gënjyer qytetarët.