Ambasada Gjermane befason kosovarin, i jep vizë 5 vjeçare pa e kërkuar fare!

Përderisa mijëra qytetarë janë në pritje të përgjigjës nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për vizë pune në afat prej 1 deri në 3 vjet, një qytetar del të jetë me më shumë fat.

A.I., emer i njohur për redaksinë është paisur me vizë biznesi në afat prej 5 vitesh nga Ambasda gjermane, ndonëse nuk kishte aplikuar për një përiudh të tillë.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe dëshmi nga ky rast. Më poshtë mund të shihni pasaportën e personit në fjalë, të dhënat e të cilit janë fshehur për shkaqe ligjore. Atij i është dhënë viza deri në nëntor të vitit 2024.