Çfarë diskutuan e çfarë iu kërkoi, Lajçak përmbledh takimet me Kurtin, kryenegociatorët e Vuçiqin

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka pasur, me kryeminsitrin Albin Kurti në Greqi, kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq dhe gjithashtu edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajcak ka thënë se në margjinat e simpoziumit SYMI ka pasur një takim të vlefshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se kanë pasur një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri dhe për rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputjje me deklaratën e 27 shteteve të BE-së të bërë më 3 qershor dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

Tutje emisari sllovak ka shkruar për takimin në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë. Ai ka thënë se me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe me Petar Petkoviq kanë diskutuar për një listë gjithpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri të Kosovës.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajcak, raproton Express.

Ndër tjerash, Lajcak ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Lajcak ka thënë se me Vucic kanë rëndë dakord për rëndësinë që në mënyrë urgjente të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejt në normalizimin e raporteve

“U takova edhe mePresidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po atë ditë vizitoi Brukselin. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka potencuar Lajcak.