Shkelen dy persona në rrugën Prishtinë – Podujevë

Pak minuta më parë dy persona, një femër dhe një mashkull, janë shkelur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Indeksonline mëson se dy të lënduarit janë dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.