Çfarë po ndodh në Manzë? MEK pretendon: Ka të vrarë. Policia: S’është e vërtetë

Zëdhënësi i MEK dhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj ka deklaruar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e MEK ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit.

Sipas news 24 që citon zëdhënësin e MEK kanë mbetur të plagosur dhe disa persona të tjerë.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.

Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Ndërkaq, policia mohon që brenda kampit të ketë të vrarë.