Çfarë po ndodh? Qindra breshka të ngordhura në bregdet

Të paktën 300 breshka deti janë gjetur të  ngordhura në bregun e Paqësorit të Meksikës.

Hetimet paraprake thonë se breshkat mund të kenë ngecur në  rrjetat ilegale të peshkimit në det të hapur ose në rrjeta të braktisura të njohura si “rrjeta fantazmë”.

Breshkat e “ullirit ridley” janë renditur si të pambrojtura nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), shkruan BBC.

IUCN thotë se popullsia e tyre po zvogëlohet dhe renditen si të pambrojtura, sepse riprodhohen  në një numër të vogël vendesh.

Të gjitha breshkat e ngordhura ishin femra, tha eksperti i breshkave Ernesto Albavera Padilla për mediet lokale.

Nuk është hera e parë që një numër i madh breshkash “ulliri ridley” janë gjetur të ngordhura në Oaxaca.