Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë të martë do të mbajë mot me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius.

“Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Fokusi.info/