Challandes: Ju premtoj që do të japim çdo gjë për kualifikimet

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës Challandes ka folur para mbajtjes së ceromonisë nga FFK-ja për zgjedhjen e futbollistit më të mirë të vitit.

Ai ka thënë që ishte një vit mjaftë i mirë për skuadrën e Kosovës dhe djemtë e Kosovës kanë bërë paraqitje shumë të mira ‘Jam shumë i lumtur me këtë skuadër tha Challandes.

Po ashtu trajneri i Kosovës tha ‘Kemi punuar si familje dhe kemi pasur përkrahje të mrekullueshme nga tifozët.

Challandes u shpreh falënderues edhe për përkrahjen që i kanë dhënë tifozët dhe tregoi që për të është kënaqësi të punoj në Kosovë.

Kurse foli edhe për ndeshjen kundër Maqedonisë duke thënë se ‘Maqedonia nuk është e lehtë’.