Goleadë nga Real Madridi

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 7-1  në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka gjetur fitoren pas tri ndeshje pas të, pasi kanë fituar në Santiago Bernabeu ndaj La Corunas.

Skuadra e Zinedine Zidane ka bërë paraqitje të mirë përballë La Corunas, duke qenë ekip dominues gjatë terë lojës.

Uellsiani Gareth Bale shënoi dygolësh (42’, 58’) për ta çuar avantazhin e madrilenëve në 3-1, kurse, Luka Modriç realizoi golin e katërt për ‘Los Blancos’, derisa Cristiano Ronaldo (78’, 84’) vjen me dygolësh (78’), ndërkaq serinë e golave e mbylli ai që e nisi, Fernandez (88’).

Pas kësaj fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 35 pikëve, 16 më pak se liderja e tabelës, Barcelona e cila sonte luan në udhëtim tek te Real Betis.