Challandes kërkon lojë të çmendur ndaj Çekisë

Bernard Challandes është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kosova të shtunën e zhvillon kundër Çekisë, në ora 15:00.

Kosova do të jetë nikoqire e Çekisë në Fadil Vokrri më 7 shtator, në ndeshjen vendimtare të Grupit A.

Gjatë ditës përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe lojtari Mërgim Vojvoda kanë mbajtur një konferencë për medie, ku ky i fundit shprehu hendikepin për mungesën e 5 lojtarëve.

“E kam thënë edhe në fillim të javës se nuk dua të flas shumë për mungesat e lojtarëve. Unë duhet të gjejë zgjidhje sepse nuk mund t’i klonojmë Rashicën, Zenelin etj”.

Ai ka thënë se në këtë ndeshje duhet të përdorin lojë të çmendur.

“Në ndeshje kundër Çekisë duhet të përdorim një lojë të çmendur. Kur flas lojë të çmendur e kam fjalën për të zhvilluar presion dhe duhet të jemi në çdo çast ta marrim topin dhe të shënojmë gol”, tha ai.